Shtëpia e pushtuar nga bletët

26/05/2017 00:00

Me mijëra bletë pushtuan papritur një shtëpi pranë qytetit australian Neëcastle, e i mbushën cepat e saj me foletë e tyre. Pronarja Megan Sutherland është detyruar të punojë me orë të tëra për pastrimin e banesës së saj nga mikeshat e paftuara.

Sutherland i vuri re bletët jashtë shtëpisë së saj të shtunën, e më pas, kur hyri brenda, zbuloi se ato kishin mbushur muret. Një pjesë e tyre u desh të hapeshin që të nxirreshin insektet, të cilat nuk ishin sidoqoftë aspak armiqësore.

“Dukej si një kuvertë bletësh që e mbulonte të gjithë dritaren. Ishte thjesht e pabesueshme”, tha Megan Sutherland, pronare e shtëpisë. “Pata pak punë në fakt. M’u desh t’i hiqja pjesë-pjesë hojet, sepse ishin shumë të trasha”, tha Megan.

Episodi i çuditshëm e pati megjithatë edhe një anë të mirë. Sutherland mblodhi jo pak, por 30 kg hoje dhe mbushi disa kavanozë mjaltë, nga ai më i miri.

Top Channel