Paris, koleksioni më i vjetër i monedhave

25/09/2017 00:00

Për mbi 1.000 vite, Thesari i Parisit ka prodhuar monedha, por vetëm tani ka hapur dyert për publikun, me një koleksion thesaresh nga “Croesus” deri tek Euro.

Prodhimi industrial i monedhave në qarkullim, tani mund të jetë zhvendosur në një fabrikë në Francën jugperëndimore, por prodhimi i edicioneve të koleksionistëve dhe medalioneve të posaçme vazhdon të bëhet nga një ekip prej 150 zejtarësh, në brigjet e lumit Senë.

Tani, publiku mund t’i shohë ata në punë e sipër në muzeun e ri, që mban edhe koleksionet e Thesarit, përfshirë arkat e humbura të Thesarit, metrin standard ndërkombëtar dhe një koleksion të madh monedhash.

Thesari e konsideron veten “fabrika më e vjetër” në Paris që vazhdon të funksionojë, për shkak të monedhave që janë prodhuar aty që në vitin 864.

Presidenti i Thesarit thotë se bëhet fjalë për një histori të gjallë, gjë që e bën muzeun unik. Monedha më e vjetër e koleksionit i përket erës së “Croesus”, i famshëm për pasurinë e tij, por vizitorët mund të shohin edhe brenda ambienteve, ku ende sot prodhohen monedha.

Përveç monedhave që vijnë nga arkivat, Thesari përfshin edhe ato të territoreve të pushtuara nga Franca në Azinë Juglindore, apo edhe ato të shpëtuara nga fundi i detit.

Top Channel