Japonia shkon në zgjedhje të parakohshme

25/09/2017 00:00

Kryeministri japonez Shinzo Abe vendosi të shpërbëjë Parlamentin dhe ta çojë vendin në zgjedhje, një vit përpara fundit të mandatit.

Shefi i ekzekutivit japonez shpreson të përfitojë me këtë lëvizje nga përmirësimi i nivelit të popullaritetit dhe pështjellimit që ka pushtuar opozitën.

Partneri i partisë “Komeito” tha se zgjedhjet mund të mbahen më 22 tetor. Abe, në pushtet prej 5 vitesh, pritet të marrë angazhimin e shtimit të shpenzimeve për arsimin dhe kujdesin ndaj fëmijëve, të ruajë linjën e ashpër me Korenë e Veriut, e të ketë për bosht të fushatës së tij rishikimin e Kushtetutës.

Popullariteti i tij është rritur në 50%, nga 30% që ishte në muajin korrik. Ai po rrezikon me shpresën se blloku i vet qeverisës do ta arrijë shumicën në dhomën e ulët të Parlamentit, edhe nëse humbet supermazhorancën e dy të tretave, të nevojshme për arritjen e objektivave të veta afatgjata të rishikimit të dokumentit themeltar pacifist të pasluftës, ku kërkon të ndërhyrje për të sqaruar rolin e ushtrisë.

Top Channel