Turqi, ekspozohet sarkofagu i Herkulit

24/09/2017 00:00

Sarkofagu roman i Herkulit, është ekspozuar për kureshtarët në një muze në qytetin jugor të Turqisë, Antalia, të dielën, vetëm pak ditë pas kthimit të tij në shtëpi.

Autoritetet zvicerane, urdhëruan rikthimin në Turqi të sarkofagut të erës romane, 50 vite pas grabitjes së tij dhe nxjerrjes jashtë kufijve.

“Sarkofagu i Herkulit, i grabitur në 1960, u gjet në Zvicër në 2011. Si rezultat i bisedimeve, dhe pasi Turqia prezantoi të gjitha provat që faktonin se sarkofagu i përkiste qytetit Perge, ai u rikthye këtu”, u shpreh Numan Kurtulmus, ministri turk i Kulturës.

I gdhendur me imazhet e 12 veprave të Herkulit, sarkofagu mendohet se vjen nga shekulli i 2 pas Krishtit. Pasi një prokuror publik zviceran urdhëroi rikthimin e sarkofagut në Turqi, të dyja vendet ranë dakord për ta ekspozuar atë në Universitetin e Gjenevës për tre muaj, para se ai të kthehej pas në Turqi.

Top Channel