Këtu nuk do të doje të ishe pasagjer (VIDEO)

22/09/2017 00:00

Pamjet tregojnë një tren që mbërrin në një stacion të përmbytur nga shirat, duke lagur njerëzit që ishin në platformë.

Ky incident ndodhi në një stacion të Mumbai në Indi, dhe ka sjellë mjaft zemërim tek aktivistët. Mendohet se treni ishte duke lëvizur me 100 km/h kur shkaktoi dhe përhapjen e ujit duke dërguar një valë të madhe në stacion.

Menjëherë aktivistët janë ankuar duke kërkuar që drejtoria e hekurudhave indiane të marrë masa, pasi stacioni kishte mjaft njerëz të cilët shkonin për në punë në mëngjes, dhe u bën qull nga vala e ujit. Prej dy ditësh India është pushuar nga shirat, të cilat kanë shkaktuar dhe përmbytje.

Top Channel