Hoxhaj i përgjigjet Vuçiç: Njohja e Kosovës, e vetmja rrugë

21/09/2017 00:00

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj i është përgjigjur qëndrimeve të presidentit serb Aleksandar Vuçiç sa i takon së ardhmes së Kosovës.

“Njohja e Kosovës është e vetmja rrugë që çon drejt progresit, paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Hoxhaj.

Në fjalimin e mbajtur në OKB, presidenti serb shfrytëzoi rastin për të prekur mes të tjerash edhe çështjen e Kosovës, duke ritheksuar qëndrimin kundër pavarësisë së saj.

Top Channel