Kur e veja e John Lennon, Yoko Ono dëgjoi se një kompani polake pijesh kishte hedhur në treg një prodhim të ri, që të kujtonte emrin e këngëtarit legjendar të “The Beatles”-ave, nuk e mori edhe aq mirë.

Ajo kërcënoi me veprime ligjore, nën pretendimin se një lëvizje e tillë nëpërkëmb emrin e të shoqit.

Kompania, në fund pranoi ta ndryshonte emrin e pijes në “On Lemon”, kjo pasi avokatët e Onos u shkruan shpërndarësve duke i paralajmëruar se përballeshin me gjoba deri në 5.000 euro në ditë dhe 500 euro për shishe.

“Tani, unë nuk e di sesi ‘John Lemon’ mund të jetë e njëjta gjë me John Lennon. Duken të ngashme, por janë krejtësisht të ndryshme. Ai krijoi muzikë, këtu prodhohet limonadë”, tha Karol Chamera, bashkëthemeluese e “Mr. Lemonade”.

Juristët e firmës nuk e pranojnë që kompania të ketë shkelur të drejtat e yllit të muzikës, por avokatët e Onos nxorën si provë disa postime në “Facebook”, ku përmendej “John Lemon Ireland”, e në krah kishin figurën e këngëtarit ikonë.

Të tjera materiale marketingu përfshinin logon e markës pranë fjalëve “Let It Be” dhe një palë syzesh të rrrumbullakta, të dyja lehtësisht të identifikueshme me Lennon.

Top Channel