Organet e reja të drejtësisë, pedagogët zgjedhin përfaqësuesit

20/09/2017 00:00

Drejtuesit e institucioneve të arsimit të lartë kanë zgjedhur pasditen e së mërkurës përfaqësuesit e trupës pedagogjike në institucionet e reja të drejtësisë.

Edhe në këtë rast, numri i aplikuesve ka qenë në të njëjtin nivel me atë të kandidaturave, të cilat në përfundim të votimit janë kualifikuar të gjitha për në fazën tjetër të procesit.

Në listë kanë qenë gjithësej 11 kandidatura, disa prej të cilave kanë aplikuar për të dyja institucionet, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Sokol Sadushi deklaroi gjatë mbledhjes së zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit se kjo nuk përbënte problem, pasi në fund do të jetë Kuvendi ai që do të vendosë për ta.

Top Channel