Gjeti kuletën me 1.500 USD, ja si reagon adoleshenti (Video)

20/09/2017 00:00

Një video e publikuar nga media amerikane “ABC News” në rrjetin social “Facebook” ka bërë xhiron e botës. Kjo për faktin se aty shfaqet një djalosh adoleshent, i cili bën një gjest tejet të lavdërueshëm.

Po çfarë ka ndodhur realisht? Adoleshenti gjeti në rrugë një kuletë, që kishte brenda saj plot 1.500 dollarë, veç dokumenteve të tjera.

Dhe si një njeri i ndershëm, ndryshe nga çdo të bënin shumë të tjerë në vendin e tij, ai ka zbuluar adresën e banimit në një kartë identiteti brenda kuletës dhe ka shkuar menjëherë atje për t’ia kthyer paratë të zotit.

Videoja në fjalë tregon djaloshin teksa drejton kuletën nga kamera e sigurisë në vilën e personit që i kishte humbur. Ai e lë atë pranë derës kryesore dhe largohet.

Por i zoti i shtëpisë nuk e ka lënë pa e parë këtë moment, e ka dalë menjëherë jashtë duke e shpërblyer adoleshentin me 150 dollarë.

Top Channel