Pamela Anderson: Nuk jam në lidhje me Assange

20/09/2017 00:00

Këto kohët e fundit Pamela Anderson ka qënë në qendër të thashethemeve se ishte lidhur me Julian Assange, 46-vjeçari i Wikileaks i cili është i ngujuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Por më në fund ajo ka mohuar këto lajme, duke thënë se ata janë thjesht miq të mirë.  “Nuk do ta quaja romancë. Unë kam romancë në jetën time”, ka rrëfyer ylli i Baywatch në një emision televiziv në Britani.

Ndërsa për partnerin e saj, ajo tha se është tmerrësisht xheloz. “Është tmerrësisht xheloz, por kjo është dashuria apo jo? Kam një jetë interesante. Jam shumë e lumtur në Europë”, ka thënë Pamela.

Top Channel