Mirel Josa, trajner i Prishtinës

19/09/2017 00:00

Mirel Josa do të drejtojë një tjetër skuadër shqiptare kryeqyteti, e tashmë bëhet fjalë për ekipin e Prishtinës.

Ish-trajneri i Tiranës, pak ditë më parë iu bashkua klubit të kryeqytetit kosovar si drejtor teknik, për të mbështetur trajnerin Arsim Thaçi.

Megjithatë, ky bashkëpunim ka zgjatur vetëm pak ditë, pasi bordi i kësaj skuadre vendosi një rotacion, duke iu ndryshuar pozicionet atyre.

Nga dita e martë, Josa vendos të japë eksperiencën e tij si trajner në kampionatin kosovar.

Top Channel