Premiera e filmit me Elton John

19/09/2017 00:00

“Kingsman: The Golden Circle” kishte premierën e tij botërore në Londër, mbrëmjen e së hënës. Në film shfaqet edhe Elton John, në rolin e vetvetes. Në premierë, këngëtari kaloi mbi një tapet portokalli.

Ylli tjetër i filmit, Channing Tatum tha se ishte i emocionuar sa herë që Elton John bashkohej në ndonjë shfaqje të ngjashme.

“Oh zot… Kjo nuk është një ëndërr. Mendoj se pashë Elton Johnin”, tha ai teksa mbërriti i shoqëruar nga bashkëshortja Jenna Devan. Duke folur në tapetin portokalli, Julianne Moore tha se ajo adhuronte rolin e Popit, personazhit negativ në film, sepse karakteri është i ekzagjeruar.

“Më pëlqen fakti se ajo jetonte në botën e saj dhe nuk kishte parametra për sjelljen. Ajo ka arritur shumë dhe më kënaqi pasi është megalomane. Është gjithnjë argëtuese, është kënaqësi të luash një rol të tillë”, thotë Moore.

“Kingsman: The Golden Circle” ka në qendër përdorimin e drogës dhe kriminalizimin e substancave të ndaluara, diçka që drejtori Matthew Vaughn tha se duhej diskutuar.

“Unë mendoj se ne duhet të kemi një debat të hapur. Ndalimi i drogave nuk po funksionon, ndaj duhet të gjejmë një mënyrë që t’i trajtojmë ato. Njerëzit nuk duhet medoemos të dëmtohen prej tyre, ndërsa ne mund të bëjmë parà me to. Nuk e di përgjigjen, por mendoj se duhet të ketë një debat”, tha ai.

Mes personaliteteve që parakaluan në tapetin e kuq ishte edhe Halle Berry.

Top Channel