“Më në formë se kurrë më parë!”

19/09/2017 00:00

Kim Kardashian, e cila po shijon suksesin e koleksionit të saj të fundit të produkteve kozmetike, gjithashtu po përgatitet edhe për sezonin e ri të “Keeping up with the Kardashians”.

Ikona e “showbiz” ka treguar për revistën “Allure” se ajo ndihet në periudhën më të mirë të jetës së saj, duke i kushtuar shumë kohë vetës në palestër, në meditim edhe në mirëushqyerje.

Së fundmi, ajo ka vendosur të eksperimentojë disi edhe me modelin e flokëve duke u shndërruar në një bjonde platin. Kim është fotografuar në rezidencën e saj duke mbajtur një paruke të gjatë, bjonde menjëherë pas një seance palestre.

Ajo çfarë tërhoqi vëmendjen janë format e saj trupore, të cilat duken të tonifikuara si kurrë më parë.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel