Thaçi do të takohet me Trump në Asamblenë e OKB-së

18/09/2017 00:00

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të takohet me kreun e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, në kuadrin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që nis punimet në Nju Jork.

Njoftimi është bërë nga zyra e presidentit, e sipas tij, ftesa është bërë nga presidenti Trump dhe Zonja e Parë Melania, për Presidentin e Kosovës dhe Zonjën e Parë të Kosovës.

Në delegacionin e Kosovës merr pjesë edhe zëvendëskryeministri, njëkohësisht ministër i Jashtëm i saj, Behgjet Pacolli.

Top Channel