Kapet peshku i rrallë, peshon 1.2 ton

16/09/2017 00:00

Peshkatarë rusë kanë kapur një peshk të veçantë, i cili ka një peshë prej 1.2 ton, por më pas janë përballur me kritika të shumta pasi gjallesa e veçantë ka ngordhur.

Peshku është kapur së fundi pranë brigjeve të ishullit Kuril, ndërsa peshkatarët kanë qenë në dilemë që ta mbajnë apo ta lëshojnë sërish në det, ai ka ngordhur.

Reagime të shumta ka pasur nga shkencëtarët, të cilët kanë dashur të studiojnë atë dhe ta ruanin atë në një muze.

Të gjendur në këtë situata, peshkatarët premtuan se kur të kapin sërish një peshk të ngjashëm do të ja dhuronin atë shkencëtarëve.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel