Surpriza që lumturoi vajzën, por alarmoi fqinjët

15/09/2017 00:00

Ishte ditëlindja e saj dhe zgjimi nga gjumi e gjeti me një surprizë mjaft të veçantë në dritare.

Rusja Elena u zgjua nga tingujt e muzikës që vinin nga përtej xhamit të dritares, në katin e pestë të pallatit në Biisk të Rusisë. Por kur ajo u afrua zbuloi surprizën mjaft të veçantë nga i dashuri i saj, Alexander.

Një kamionçinë me tullumbace ishte ngjitur me anë të vinçit deri në dritaren e katit të pestë.

Ishte një surprizë mjaft e veçantë për Elene, por jo aq e këndshme për fqinjët e saj, të cilët duket se u alarmuan nga ajo që po shikonin duke njoftuar më pas edhe policinë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel