Metamorfoza e Christian Bale (FOTO)

14/09/2017 00:00

Të aktrosh në radhë të parë kërkohet talenti dhe më pas shumë vullnet dhe sakrifica.

Këtë e di më mirë Christian Bale. Batmani 43-vjeçar është shndërruar krejtësisht për t’iu përshtatur rolit të radhës në filmin “Backseat”, ku do të luajë ish-zv.Presidentin amerikan, Dick Cheney.

Aktori ka shtuar mjaft në peshë dhe është shumë larg formës së tij reale.

“Kam ngrënë ëmbëlsira, shumë ëmbëlsira për t’u shëndoshur”, rrëfen ai.

Kjo nuk është hera e parë që aktori i famshëm bën një shndërrim drastik me shëndetin e tij. në vitin 2004, ai humbi plot 55 kilogramë për t’iu përshtatur rolit në filmin “The Machinist”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel