Ky ishte sekreti i madh i Selena Gomez

14/09/2017 00:00

Vetëm disa muaj më parë Selena Gomez e shihnim kudo. Promovoi videon e re të këngës “Bad Liar”, pati kopertinën e Vogue dhe bëri mjaft intervista. Por teksa vazhdoi vera, 25-vjeçarja u zhduk.

Ka qënë ajo vetë që bëri të ditur përmes Instagram se ka pasur një arsye të fortë që u zhduk nga blicet. “Jam shumë e vetëdijshme se shumë nga fansat e kishin vënë re se nuk u shfaqa për një periudhë të verës, duke pyetur pse nuk po promovoja këngën e re, për të cilën jam shumë krenare. Zbulova se kisha nevojë për një transplant të veshkës për shkak të sëmundjes së Lupus dhe po shërohesha”, shkruan Selena.

Gomez ka folur për Lupus që në vitin 2015, ku tha se kishte nevojë për një organ të ri për të siguruar ‘shëndetin e saj të plotë’. Këngëtarja pranon se “nuk ka fjalë” për të falenderuar shoqen e saj të ngushtë, yllin 29-vjeçar të “Secret Life of the American Teenager”, Francia Raisa. “Ajo më dha dhuratën e fundit duke sakrifikuar duke më dhuruar veshkën e saj. Jam shumë e bekuar. Të dua shumë motër”, shkruan Selena.

Top Channel