Merkel uron Haradinaj: Detyra të vështira ju presin

14/09/2017 00:00

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka uruar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj për detyrën e re.

Në mesazhin e saj, Merkel i kujton kreut të qeverise kosovare detyrat e rëndësishme dhe të vështira që e presin.

“Ngritja dhe forcimi i shtetit ligjor, përmirësimi i situatës ekonomike, dialogu me Serbinë, demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, si dhe luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkojnë vëmendjen tuaj”, thuhet në mesazhin e kancelares gjermane.

Sipas Merkel, këto janë hapat për fuqizimin e perspektivës evropiane të Kosovës. Urimi përfundon me premtimin se qeveria Federale do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në këtë rrugë.

Top Channel