Gjallesa misterioze në brigjet e Teksasit pas uraganit

14/09/2017 00:00

Uragani “Harvey” nuk zhvendosi vetëm njerëzit, por edhe krijesat e detit, duke bërë që në brigjet e Teksasit të dalë në gjallesë misterioze.

Preeti Desai fotografoi gjallesën misterioze dhe e publikoi atë në “Twitter” për të marrë një përgjigje nga biologët.

Por sërish ka ngjallur konfuzion mes komentuesve, ku disa shpreheshin se bëhet fjalë për një ngjalë, por dhëmbët e mëdha e eliminojnë këtë mundësi.

Ndërsa të tjerë janë shprehur për gjallesën se ajo jeton në ujëra të thella 30 deri në 90 metra thellësi dhe pjesën më të madhe të kohës e kalon e fshehur, por sërish nuk pati një përgjigje të saktë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel