Fundosja e një anije cisternë në brigjet e Athinës ka shkaktuar një ndotje të përmasave të mëdha në Greqi.

2 200 tonë mazut ndodheshin në anijen furnizuese kur u mbyt të dielën, dy milje pranë ishullit të Salaminës. Brenda pak ditësh, ndotja është përhapur me shpejtësi edhe në brigjet e Athinës.

Autoritetet kanë nisur punën për pastrimin, por shoqatat ekologjike vlerësojnë se bëhet fjalë për ndotjen më katastrofike që mbahet mend. Ndërsa sindikatat e marinarëve thonë se mbytja e anijes nuk ishte aq e rastësishme, pasi, duke qenë një prodhim i vitit 1972, asaj i duhej ndaluar lundrimi prej kohësh.
 
Opozita kërkon hetime të menjëhershme lidhur me ngjarjen, ndërsa qeveria deklaroi se për momentin përparesi ka pastrimi i brigjeve nga ndotja.

Top Channel