Java e modës në New York, koleksioni i ri i Ralph Lauren

14/09/2017 00:00

Pasarelat në javën e modës në New York, kanë ndryshuar shpesh ngjyra këtë sezon dhe stilisti Ralph Lauren, i ka bërë ato më të gjalla, duke kombinuar dashurinë e tij për modën dhe makinat e epokës, që bashkërisht kanë dominuar në paraqitjen e koleksionit të tij të vjeshtës 2017.

Ndërsa aktoret Dajan Keaton, Jessica Chastain e Katie Holmes, ndiqnin spektaklin nga vendet e para, modelet e veshura me kostumet e ndritshme dhe shumëngjyrëshe, kalonin përbri një Ferrari të kuq, një Mclareni të verdhë dhe një Porche të argjendtë, në pasarelën ku për të parën herë, Raplf Lauren shpalosi bashkë koleksionin për burra dhe gra.

Ndryshe nga vitet e mëparshme, kur stilisti veteran shndërronte dyqanin e tij të famshëm në Madison Aveneu, në Manhatan në pasarelë, këtë rradhë, Lauren, zgjodhi për debutimin e koleksionit të tij të ri, pronën e tij në Bedford të NewYork-ut, në veri të Manhatanit.

“Njerëzit gjithnjë donin të vinin dhe të shikonin garazhin tim dhe mendova se do të ishte interesante të bëja diçka ndryshe. Unë i dua makinat dhe mendoj se ato janë art dhe mendoj se veshjet janë modë. Mendoj se përzierja e makinave dhe artit të tyre me modën dhe veshjet, është ekzaltuese”, u shpreh Lauren

Java e modës në New York mbahet në ambiente të ndryshme në qytet, tërheq rreth 100 mijë njerëz dhe gjeneron rreth 880 milionë dollarë të ardhura. Eventi që mbahet çdo gjashtë muaj, përfundon të mërkurën me spektaklet e Markezës dhe Mark Jacobs, pasohet nga evente mode në Londër, Milano dhe Paris.

Top Channel