Spektakli duhet të vazhdojë Gigi! (VIDEO)

12/09/2017 00:00

Gigi Hadid është një nga modelet më të zonja të momentit dhe këtë e tregoi më së miri në pasarelë të hënën, ku u detyrua të ecte me një këpucë.

22-vjeçarja e kaloi më së miri këtë problem në New York Fashion Week, pavarësisht se humbi një nga takat e saj para se të dilte në sfilatën e Anna Sui.

Duke treguar profesionalizmin e saj, Gigi u detyrua të ecte me një takë. Ende nuk dihet se çfarë kishte ndodhur dhe pse nuk arriti të përfundonte ndërrimin e veshjes, por ajo evitoi ndonjë rrëzim të mundshëm në mënyrë perfekte.

Top Channel