Haradinaj: Qeveria ime, qeveri e qytetarëve
10/09/2017 00:00
Ramush Haradinaj iu drejtua rrjeteve sociale për të përcjellë mesazhin e parë drejtuar qytetarëve të Kosovës pas marrjes së drejtimit të vendit.
“Qeveria që do të drejtoj, do të jetë qeveri e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie, besimi, përkatësie politike apo ideologjie dhe do të jetë më e gatshme se asnjëherë më parë që të bashkëpunojë ngushtë më opozitën parlamentare, shoqërinë civile dhe median”, shkruan Haradinaj.
Kryeministri i Kosovës premton një nisje të re për vendin dhe sipas tij, ka vetëm një rrugë për ta realizuar atë.
“Nisja e re për Kosovën bëhet, vetëm duke qenë të bashkuar, e me besim tek njëri-tjetri!”, mbyll mesazhin e tij Haradinaj.
Top Channel