Uragani “Irma” vijon shkatërrimin – FOTO

10/09/2017 00:00

Pasi goditi rëndë Kubën, e pasi u fuqizua duke u rikthyer në stuhi të kategorisë së katërt, uragani “Irma” arriti në ekstremin jugor të Floridës.

Gati i gjithë shteti është në alarm, e të paktën 36 milionë njerëz rrezikohen era e fortë e erës, reshjet e dendura dhe rritja e nivelit të detit.

Uragani parashikohet të godasë ishujt Key West me erëra deri në 209 km në orë, para se të lëvizë drejt veriperëndimit. Mbi 3.6 milionë njerëz janë urdhëruar të evakuohen, me paralajmërimet se rritja e madhe e nivelit të detit do të rrezikojë jetën e kujtdo në rrugën që do të ndjekë stuhia.

FOTO GALERI
1/30

Top Channel