Audicionet e “The Voice Kids”

09/09/2017 00:00

Audicioni i Tiranës i “The Voice Kids” konfirmoi dukshëm numrin e madh të aplikimeve.

Qindra fëmijë u mblodhën të shtunën në studiot e Top Channel në Piramidë, duke çelur një edicion që do të jetë i mbushur me talente për të zbuluar zërin më të mirë shqiptar.

Në pamundësi për t’i dëgjuar të gjithë të shtunën, audicioni do të vijojë edhe të dielën, në orën 11:00.

Pas plotësimit të formularit të aplikimit, për fëmijët që kanë ëndërruar prej kohësh skenën e “The Voice”, filloi aventura e konkurrimit.

Ashtu siç ishte parashikuar, talentet spikatën, por rrugëtimi i “The Voice Kids” sapo ka nisur, duke iu dhënë mundësinë me mijëra fëmijëve në qytetet kryesore të Shqipërisë që të jenë pjesë e spektaklit për zërin më të mirë shqiptar.

Pas të dielës, sërish në Tiranë, audicioni i radhës është në Vlorë, në 12 shtator. Për të vijuar më pas me Prishtinën në 15 shtator, Korçën në 19 shtator dhe Shkodrën në 22 shtator. Rikthimi i fundit do të bëhet sërish në Tiranë, në 14 tetor.

Programi më i madh e më i suksesshëm i talenteve të reja në Shqipëri ju pret që të shkruani të ardhmen tuaj muzikore.

Top Channel