Lady Gaga u shfaq në tapetin e kuq të Festivalit Ndërkombëtar të Torontos për premierën e dokumentarit të saj të ri tek Netflix, “Five Foot Two”.

Filmi me regji të Chris Moukarbel, vjen në formën e një rrëfimi më intim të jetës së yllit të popit, emri i vërtetë i së cilës është Stefani Joanne Germanotta.

Në një konferencë të mëhershme shtypi, Gaga njoftoi se do të tërhiqet përkohësisht nga skena.

“Më emocionon ideja që të kaloj pak kohë me veten duke reflektuar mbi 10 vitet e shkuara. Dëshiroj po kështu të fokusohem tek ajo që dua të krijoj në vazhdim”, tha Lady Gaga.
 
“Këngëtarja tregon se nuk e ka parë filmin dokumentar mbi jetën e saj. Ky film nuk është vizioni im, është vizioni i regjizorit Chris Moukarbel. Unë madje mund të them se mbeta e befasuar që konsiderohem subjekt mjaftueshëm interesant sa për t’i kushtuar një vëmendje të tillë”, u shpreh ajo. 

Disa pjesë të “Five Foot Two” tregojnë luftën e kantautores së famshme me dhimbjen kronike, pasojë e një dëmtimi të legenit.

Top Channel