Aksident në Kapshticë, plagosen 3 persona

08/09/2017 11:40

Tre persona mbetën të plagosur në një aksident të rëndë rrugor që ndodhi në aksin Kapshticë-Bilisht paraditen e sotme.

Sipas policisë, një mjet tip “Land Rover” doli nga rruga dhe për pasojë ka marrë lëndime drejtuesi i mjetit, si edhe dy pasagjerë që udhëtonin me të, të cilët janë transportuar në Spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Mësohet se tre të rinjtë kanë marrë dëmtime të shumta në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë vetë drejtuesi i mjetit, i cili ka qenë në gjendje të dehur.

Top Channel