“Dënova nënën me vdekje me një fjalë”

08/09/2017 00:00

Ka shumë tregime, dokumenta, histori, libra edhe filma për Holokaustin, por pak janë aq të fuqishme se tregimi i Edith Eger.

Ajo ishte vetëm 16 vjeç kur së bashku me familjen u dërgua në Auschwitz, në vitin 1944.

Sot, përmes një libri Edith rrëfen gjithë historinë e saj të dhimbshme dhe sesi me një fjalë “dënoi” me vdekje të ëmën.

Që të dyja ato ishin në një rresht ku bëhej “seleksionimi” nga ai që njihet si “Engjëlli i Vdekjes”, Josef Mengele.

“I thërrita ‘Nënë’, ndërkohë që duhej t’i thërrisja ‘motër’. Duke i thërritur ‘Nënë’ u tregova atyre (nazistëve) se ajo ishte mbi 40 vjeç”, kujton Edith.

Gjatë seleksionimit, gratë mbi 40 vjeç ekzekutoheshin pasi nuk konsideroheshin të përshtatshme për krah pune në kampet dhe fabrikat gjermane të asaj kohe.

Edith, që ndiqte kurse baleti, pas kësaj u detyrua që të kërcente për Josef Mengele. Kur kampi u çlirua, ajo u gjet gjysmë e gjallë mes një morie trupash të ekzekutuar.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel