Princi George në shkollë pa mamin

07/09/2017 00:00

Për shkak të simptomave të shtatzënisë, në pritje të fëmijës së saj të tretë, Kate Middleton nuk ka mundur të shoqërojë djalin e saj George në ditën e parë të shkollës.

Pallatin Kensington ka postuar foto të vogëlushit të shoqëruar nga i ati William, teksa takohet me drejtoreshën e shkollës së tij Thomas’s Battersea.

I veshur me uniformën karakteristike të shkollës, vogëlushi duket mjaft entuziast për tu ulur në bangë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel