Aksident me dy viktima në Fushë-Krujë – Thumanë

07/09/2017 00:00

Një aksident i rëndë në superstradën Fushë-Krujë – Thumanë ka shkaktuar vdekjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Policia njofton se mjeti me targa AA 166 LA është përplasur me trafik-ndarësen duke plagosur rëndë 4 shtetas. Fatkeqësisht, kanë ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak Tiranë shtetasit R.K., 28 vjeç, banues në Tiranë dhe A.P., 25 vjeç, banues në Laç.

Ndodhen nën kujdesin e mjekëve shtetasit L.S., banues në Laç dhe B.D., banues në Tiranë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel