Kim Kardashian e tepron, nudo në pemë

06/09/2017 00:00

Falë seteve të ndryshme fotografike nëpër revista dhe “selfie-ve” provokuese, Kim Kardashian di gjithmonë si ta thyejë internetin.

Ylli televiziv ka vijuar pozat e saj në një tjetër nivel, pasi në setin e fundit fotografik, ajo ka pozuar totalisht e zhveshur, ndërkohë që gjendet në një degë peme, duke u bërë një me natyrën.

Nëna e dy fëmijëve ka përdorur llogarinë e saj të Instagramit, ditën e martë, për të zbuluar fotografitë bardhë e zi, të cilat do të jenë pjesë e librit me fotografi të Mert Alas dhe Marcus Piggott.

Bashkangjitur fotografisë së postuar, Kim ka shkruar: “Shumë e nderuar që jam fotografuar nga Mert dhe Marcus për librin e tyre të ri”.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel