Shugurimi i Katedrales Shën Tereza në Prishtinë

06/09/2017 00:00

Në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta të Shenjtores Nënë Terezë është bërë në Prishtinë Shugurimi i Katedrales “Shën Tereza”.

Në ceremoninë e rastit, të zhvilluar ditën e martë, mori pjesë edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Tradita jonë popullore kurrë nuk ka bërë ndarje në mes të kishës, xhamisë, manastirit apo teqesë. Bashkë ishim në gurthemelin, bashkë në inaugurim dhe sot së bashku ishim edhe në Shugurimin e Katedrales Shën Tereza”, deklaroi Presidenti Thaçi.

“Kjo katedrale është shtëpi e Zotit, por është edhe shtëpi e qytetarëve të Kosovës. Ajo u ngrit me djersën e popullit, diasporës, besimtarëve shqiptarë, dashamirësve nga mbarë bota. Kjo katedrale është, jo vetëm tempull fetar, por edhe një rrëfim i historisë sonë”, vijoi ai.

Top Channel