Për çokollatën ka një shije të re dhe është është fryt i përpjekjeve 13-vjeçare të mjeshtrave të ëmbëlsirës aq të dashur nga të gjithë, zviceranëve.

Risia e ëmbël vjen në një ngjyrë të kuqe, të përftuar nga përfshirja e kokrrave të veçanta të kakaos në ngjyrë rubini, ndërsa shija të kujton pak frutat e pyllit, edhe pse në formulë nuk është përdorur asnjë e tillë.

“Ruby”, e prezantuar në Kinë, është lloji i parë i ri i çokollatës, që kur u krijua në Zvicër çokollata e bardhë në vitin 1930.

“Çokollata e kuqe është tepër e veçantë. Është lloji i katërt i çokollatës, pas asaj të zezë, me qumësht dhe asaj të bardhë. Në fund e gjetëm edhe llojin e katërt. Është një çokollatë natyrale me shije dhe ngjyrë absolutisht unike”, tha Antoine De Saint-Affrique, “CEO” i “Barry Callebaut”.

“Arsyeja përse i hodhëm më parë sytë nga Kina gjendet te fakti që është një treg shumë i rëndësishem për ne dhe klientët tanë, por edhe sepse është mjaft kërkues si treg. Çokollata e kuqe këtu ka ecur tmerrësisht mirë, ndaj e pamë këtë si mundësi për ta zgjeruar tregun e çokollatës në këtë vend”, tha më tej Antoine De Saint-Affrique.

Ëmbëlsira e re u krijua nga gjiganti zviceran i çokollatës, “Barry Callebaut”, e u prezantua në Shangai nëpërmjet një paneli ekspertësh. Produkti inovator mund t’i japë një dorë shitjeve në tregun global të çokollatës, të ndeshur me vështirësi të shumta kohët e fundit, që e detyruan gjigantin amerikan “Hershey” të shkurtonte stafin e tij me 15%, ndërsa “Nestle”-n të përpiqej ta shiste biznesin e tij të çokollatës në Shtetet e Bashkuara.

Top Channel