Policia greke ka zhvilluar një operacion anti-drogë, në përfundim të të cilit janë sekuestruar 23 kilogramë heroinë dhe janë arrestuar 10 persona, të etnive të ndryshme.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se operacioni është kryer gjatë orëve të natës, në një prej zonave me kriminalitet të lartë të kryeqytetit helen, në atë që njihet si getoja e ciganëve të Athinës, Menidhi.

Për të shmangur përballjen me banorët, forcat e rendit kanë përdorur autoblinda dhe janë mbështetur nga forcat speciale. Sipas burimeve, personat e arrestuar janë 5 vetë nga pakica rome, 3 shtetas shqiptarë dhe 2 shtetas grekë.

Ndër të tjera, policia u ka sekuestruar atyre 16.5 lëndë për përzierjen e drogës, një armë zjarri dhe sisteme komunikimi përmes të cilave përgjonin frekuencat e policisë.

Përfitimet e organizatës kriminale llogariten në qindra mijëra euro. Ndërkohë, të arrestuarit janë dërguar në Gjykatën e Athines, e cila ka vendosur t’i lërë në burg deri në përfundimin e hetimeve.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel