AKR braktis LDK-në, s’përjashtohet afrimi me PAN

04/09/2017 00:00

Aleanca Kosova e Re e Begjet Pacollit është shkëputur nga koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe me gjasa do t’i bashkohet koalicionit të PDK-së, AAK-së dhe Nismës.

Vetë Pacolli konfirmoi lëvizjen politike të subjektit që drejton pas një takimi me kreun e LDK-së, Isa Mustafa.

“Ne kemi kryer të gjitha detyrimet kontraktuale deri më tani. Tani rrugët tona ndahen. Ne kemi pak deputetë, tentojmë të krijojmë një grup parlamentar dhe të funksionojmë në Parlament si të pavarur”, deklaroi ai.

Megjithëse vetë Pacolli deklaron se AKR do të jetë e pavarur dhe do të tentojë të formojë grupin e vet parlamentar, analistët politikë dhe mediat në Kosovë thonë se koalicioni PAN pritet t’i ofrojë një marrëveshje AKR-së, çka do t’i mundësonte numrat për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit dhe tejkalimin e ngërçit politik.

Top Channel