William dhe Kate në pritje të fëmijës së tretë

04/09/2017 00:00

Dukesha e Kembrixh është në pritje të fëmijës së saj të tretë. Lajmi bëhet i ditur nga vetë Kensington Palace.

“Duka dhe Dukesha e Kembrixh janë të lumtur të bëjnë të ditur se Dukesha e Kembrixh është në pritje të fëmijës së tretë”, thuhet në njoftimin zyrtar. Mbretëresha  dhe anëtarët e tjerë të të dy familjeve janë majft të lumtur për lajmin, vijon njoftimi.

Ashtu si në dy shtatzënitë e para, Dukesha vuan nga simptomat e shtatzënisë, hypermesis gravidarum (të vjellat në mëngjes). Për këtë Kate ka anulluar planet e ditës së sotme për të qëndruar në Kensington Palace. Megjithatë nuk dihet ende se kur do të vijë në jetë foshnja.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel