Duka: Duhet të ishim më agresivë. Maksimumin me Maqedoninë

02/09/2017 00:00

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka u shpreh i kënaqur me fitoren e pastër 2-0 ndaj Lihtenshtejnit, por tha se skuadra duhet të ishte treguar më agresive në fillimin e lojës.

“Është fillim sezoni dhe ndaj një kundërshtari që mbyllet mbrapa bëhet mjaft e vështirë fitorja. Ne nuk jemi Spanja që të jemi mësuar me të tilla ndeshje dhe në përgjithësi duhet të jemi të kënaqur nga skuadra. Por për të qenë i sinqertë, do të doja agresivitet në minutat e para, por përfundimi ishte pozitiv dhe nuk ke se çfarë të flasësh më”, tha Duka.

Presidenti i FSHF foli edhe për sfidën e 5 shtatorit ndaj Maqedonisë. Ai tha vlerësoi kundërshtarin e radhës, por ishte optimist kur tha se Kombëtarja do të kthehet me 3 pikë nga Strumica. 

“Maksimumin me Maqedoninë, vetëm 3 pikët synojmë. Do të shkojmë të luajmë futboll dhe nuk kanë vend diskutimet se ku luhet ndeshja. Kam besim se do të kthehemi me një rezultat pozitiv dhe pse është një kundërshtar shumë i vështirë”, tha Duka.

Top Channel