Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar në Beograd se Bashkimi Evropian është ndërmjetësues i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se Beogradi nuk ka synim për ndryshim të këtij formati.

Pas raportimeve në disa media se ekziston mundësia që në dialogun Serbi – Kosovë të përfshihen edhe disa “lojtarë” të tjerë, Vuçiç tha se për Serbinë, BE-ja është ndërmjetësuesja nën të cilën zhvillohet dialogu dhe nëse disa fuqi të mëdha do të kërkojnë të përfshihen, atëherë do të përfshihen të gjitha fuqitë. Por ai është shprehur se nuk mendon se kjo çështje është “në lojë”, raporton agjencia Beta nga Beogradi.

“Është gjithnjë mirë të ketë konsultime me amerikanët, gjermanët, rusët kinezët…pasi çështjet e rëndësishme të konflikteve të ngrira nuk mund të zgjidhen pa ndihmen e faktorëve të rëndësishëm, por ajo që është direkt e angazhuar në dialog në këtë moment, është BE-ja”, tha Vuçic gjatë një konference për shtyp.

Top Channel