Korsi shpejtësie…për këmbësorët

02/09/2017 00:00

Një studim i fundit i kryer në Britaninë e Madhe është bërë shkak për një vendim të pazakontë të autoriteteve qeverisëse vendore të Liverpulit.

Sipas këtij studimi, 47 përqind e të anketuarve shihnin si gjënë më të mërzitshme dhe më stresuese kur ecnin në trotuare, ecjen e ngadaltë të personave që u rastisnin përballë.

Për të reduktuar stresin dhe të për shmangur këtë shqetësim të qytetarëve, Liverpuli ka dalë më një vendim; korsi shpejtësie edhe për këmbësorë.

Në qendrën e qytetit, që është edhe zona më e frekuentuar janë vendosur dy korsi për ata që duan të ecin më shpejt.

Top Channel