Serena bëhet nënë (FOTO)

02/09/2017 00:00

Serena Williams u bë nënë për herë të parë. Tenistja amerikane lindi një vajzë të shëndetshme në një klinikë të Floridas.

35-vjeçarja, e cila ndodhet prej 2015 me bashkëthemeluesin e Reddit, Alexis Ohanian, u shtrua në spital ditën e mërkurë dhe ka lindur të premten.

Vetë çifti nuk ka njoftuar asgjë, por trajneri i tenistes, Patrick Mouratoglou “zyrtarizoi” gjithçka përmes Twitter-it.

“Jam shumë i lumtur për ty dhe uroj që ta marrësh veten shpejt sepse ti e di…kemi shumë punë përpara që na pret”, shkruan ai.

Menjëherë pas përhapjes së lajmit për lindjen e vajzës, Serena ka marrë urime nga yjet e sportit, muzikës, kinemasë dhe fansat e saj nëpër rrjetet sociale.

Fituesja e 23 Grand Slam-eve deklaroi muajin e kaluar se planifikonte që t’i rikthehej tenisit në muajin janar për Australian Open.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel