Një orë ulur dhe i veshur…me bletë

01/09/2017 00:00

Sa gjatë mund të qëndrosh i ulur…i mbuluar krejtësisht nga bletët?

Juan Carlos Noguez Ortiz ka vendosur një rekord të ri botëror, duke qëndruar pa lëvizur, edhe pse është pickuar të paktën dy herë nga bletët.

Ai, nën vëzhgimin e rreptë të zyrtarëve të rekordeve “Guinness”, ka qëndruar ulur, pa lëvizur, i mbuluar nga bletët, për plot 61 minuta…

E në përfundim mundi është shpërblyer. Përpjekja e tij ka rezultuar e suksesshme dhe ai vet është pritur me ovacione e duartrokitje.

Rekordi i mëparshëm “Guinness” ishte 53 minuta e 34 sekonda.

Top Channel