Mos guxo t’i rritësh moshën një femre

01/09/2017 00:00

Një video amatore në një lokal në Essex të Britanisë, ka filmuar një debat mes një femre rreth të 30-ve dhe një 20-vjeçari, debat që degjeneroi më pas në konflikt fizik mes tyre.

Nga sa dallohet nga videoja debati ka nisur pasi një mik i 20-vjeçarit, i cili po festonte ditëlindjen, e ka pyetur se sa vjeç i dukej vajza bionde që mendohet se është rreth të 30-ve.

“Rreth 60-të”, u shpreh ai, përgjigje e cila nuk i pëlqeu aspak asaj dhe në këtë moment ajo është afruar duke ofenduar djaloshin, ky i fundit i ka hedhur patatinat në fytyrë duke nisur kështu edhe një konfrontim fizik mes tyre, por falë ndërhyrjes së miqve të të dyja palëve gjithçka u zgjidh shpejt.

Top Channel