Selena përgatitet për më të keqen (FOTO)

01/09/2017 00:00

Një numër jo i paktë profilesh të personave të famshëm në Instagram ka rënë pre e një sulmi hakerash, që sipas vetë rrjetit social mund të kenë siguruar akses tek fotot dhe mesazhet e tyre.

E mes viktimave të këtij sulmi është edhe Selena Gomez. Këngëtarja dhe aktorja 25-vjeçare është paralajmëruar gjatë javës, kur hakerat i publikuan një foto krejtësisht lakuriq të ish të dashurit të saj, Justin Bieber.

Të tjera foto dhe mesazhe mund të rrjedhin në internet pas kësaj dhe veç Selenës, një numër i madh aktorësh, këngëtarësh dhe modelesh janë vënë në alarm.

Një pjesë e madhe e tyre është kontaktuar nga Instagram, që u ka kërkuar që të ndryshojnë fjalëkalimet e llogarive të tyre.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel