Thaçi pas dialogut: Klasa politike të bashkohet

31/08/2017 00:00

Pas bisedimeve të zhvilluara në Bruksel me homologun Vuçiç dhe shefen e Politikës së Jashtme të BE Federica Mogherini, Hashim Thaçi i ka përsëritur apelin klasës politike kosovare që të tejkalojë ngërçin.

“Kosova para vetes ka shumë sfida dhe nuk ka kohë për të humbur. Sukseset më të mëdha të këtij vendi janë arritur vetëm kur kemi qenë të bashkuar. Ftoj të gjitha partitë politike që të lënë anash inatet, interesat partiake dhe t’i bashkohen krijimit të institucioneve të Kosovës dhe ekipit të unitetit”, ka thënë Thaçi.

Nga profili i tij në Facebook, presidenti ka theksuar se Kosova në dialogun me Serbinë duhet të përfaqësohet e bashkuar si kurrë më parë.

“Për të përmbyllur përjetësisht konfliktin njëshekullor me Serbinë dhe për t’i hapur rrugë paqes dhe mirëqenies së qytetarëve”, ka shtuar Thaçi.

Top Channel