Videoklipi, Taylor Swift tall Kim Kardashian

30/08/2017 00:00

Kënga e fundit e Taylor Swift në tri ditë shkoi në thuajse 76 milionë klikime në Youtube dhe kënga “Look What You Made Me Do” është ngjitur me shpejtësi në klasifikimet botërore.

Videoklipi është ai që duket se ka tërhequr më shumë vëmendje, por edhe kritika ndaj këngëtares së njohur amerikane.

Gjithçka lidhet me një pjesë në të, ky Taylor shfaqet në një vaskë të mbushur plot e përplot me bizhuteri. Së fundmi u bë me dije se bizhuteritë e përdorura ishin që të gjitha origjinale dhe në total kapnin vlerën e 10 milionë dollarëve.

Këmbëngulja e Taylor Swift për të xhiruar këtë skenë me bizhuteri të vërteta është interpretuar si një thumbim i këngëtares ndaj Kim Kardashian, duke i kujtuar asaj grabitjen fatkeqe në Paris.

Në këtë ngjarje, Kim Kardashian u lidh në vaskë nga agresorët, ndërkohë që më pas deklaroi se i kishin vjedhur një sasi prej 11 milionë dollarë bizhuterish, shumë që më pas u ul.

Taylor Swift ka thumbuar edhe DJ David Mueller. Mes 10 milionë dollarëve bizhuteri në vaskë, ndodhet edhe një prerje 1 dollarëshe, si tregues i shumës simbolike që këngëtarja fitoi në gjyqin përballë DJ David Mueller, të cilin e akuzoi për ngacmim seksual.

Top Channel