“Si e mora vesh që Buffon më tradhtonte”

30/08/2017 00:00

“E zbulova pikërisht nga revista Chi. Unë them gjithmonë të vërtetën”. Pikërisht për “Chi” rrëfehet pas dy vitesh Alena Sederova pas fundit të dashurisë me portierin e Juventusit dhe të kombëtares italiane, Gigi Buffon.

Ajo thotë se e mori vesh për tradhëtinë nga mediat. Sederova, 39-vjeçarja me origjinë çeke, ka vuajtur shumë dhe këtë e tregon pas dy vitesh. Buffon është njohur me të në 2005 dhe u martuan në 2011, babai i dy fëmijëve të saj Louis Thomas, 9 vjeç dhe David Lee, 7 vjeç.

“Ishte si të thuash sikur shtëpia ime kishte marrë flakë, dhe mendimi im i vetëm ishte të shpëtoja fëmijët e mi”, thotë Alena. Me një martesë të përfunduar vendosi të lërë mënjanë ndjenjat e saj për të mbrojtur fëmijët.

Tani ajo ka një lidhje me Alessandro Nasi. “Jam një person që nxehet shpejt, është e vërtetë, por gjithçka përfundoi atje. Atëherë isha një person shumë më nevrike nga sa jam sot, ndoshta sepse në atë kohë nuk isha mirë”, thotë ajo.

Top Channel