Fluturim në qiell, i veshur vetëm me violinë (Video)

29/08/2017 00:00

Muzikanti australian Glen Donnelly ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të rritur ndërgjegjësimin për një çështje si ajo e imazhit të trupit mes burrave.

Krejt i zhveshur dhe me violinën në dorë, ai ka fluturuar me parashutë mbi qytetin Coffs Harbour. Sigurisht, nën tingujt e ëmbël të veglës së tij muzikore.

Violinisti klasik, profesionist, e ndërmori këtë sfidë të pazakontë, në ditëlindjen e tij të 30.

Ai zgjodhi të fluturonte në qiell, pa veshur asgjë, duke luajtur disa pjesë për violinë ndërsa zbriste në tokë.

Top Channel