Gruaja e Stavilecit sulmohet nga persona të panjohur

29/08/2017 00:00

Bashkëshortja e zëdhënësit të Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh ministër në detyrë, Blerand Stavileci, u sulmua nga persona të panjohur, të cilët i shkaktuan asaj lëndime trupore.

Policia konfirmoi sulmin pas të cilit zonja Stavileci u dërgua për trajtim në spitalin e Prishtinës, por nuk ka dhënë më shumë hollësi rreth autorëve apo motiveve të mundshme të tij. Ndërsa PDK nxitoi të fajësonte pjesëtarët e lëvizjes Vetëvendosje për këtë sulm, ndërsa i bëri thirrje policisë për zbardhjen e shpejte te rrethanave.

Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje hodhën poshtë pretendimet e Partisë Demokratike dhe e dënuan sulmin ndaj zonjës Stavileci. Dardan Sejdiu deputet i kësaj lëvizjeje shkroi në rrjetet sociale se “deklaratat e zyrtareve të PDK-së që akuzojnë pa asnjë fakt Vetëvendosjen janë për te ardhur keq”. Sipas tij ngutja e PDK-së për të akuzuar aktivistët e VV-së nuk përbën veçse papjekuri të skajshme politike, por edhe lë hapësirë për dyshime rreth inskenimeve të mundshme keqdashëse.

Sulmi u dënua edhe nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, por edhe partitë politike që kërkuan zbardhjen sa më të shpejtë të këtij incidenti.

Top Channel