Mayweather vs. McGregor në ring, fansat përleshen në kinema (VIDEO)

28/08/2017 00:00

Ndeshja e boksit mes Mayweather dhe McGregor ngjalli një interes të jashtëzakonshëm në mbarë globin, duke ngulur para ekraneve me miliona fansa të dy boksierëve. Madje për këtë sfidë u organizuan edhe salla të mëdha për ta ndjekur atë.

Në një sallë të tillë në një kinema në Bury të Anglisë ndodhi e papritura. Ndërsa në sfond Mayweather luftonte me McGregor fansat e tyre nisën një përleshje masive në sallë.

Dëshmitarët thotë se më shumë se 30 persona u përleshën mes tyre, ndërsa forcat e sigurisë prezente nuk mundën t’i ndalonin për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve dhe gjithçka u qetësua pas ndërhyrjes së policisë.

Top Channel